Raiola tërbon Mancester Junajtid; kërkon 200 milionë Euro për Pogbanë

Mino Raiola zemëron në maksimum Mancester Junajtid në lidhje me Pol Pogbanë. Së fundmi agjenti i mesfushorit francez kishte deklaruar se të gjithë te Mancester Junajtid e dinë që Pogba dëshiron të largohet, fjalë që nuk u pëlqyen aspak nga drejtuesit e Djajve të Kuq të cilët sipas tabloidit britanik ‘Mirror’ vendosën të rrisnin pretendimet e tyre për kartonin e Pogbasë në 200 milionë Euro

Nëse do të konfirmohet lajmi i publikuar nga Mirror, për Pogbanë bëhet shumë e vështirë që të veshë fanelën e Realit të Madridit sezonin e ardhshëm. Francezi ishte një mision i komplikuar edhe me kërkesën e Mancester Junajtid për 160 milionë Euro, por me këtë kërkesë të re, ai kthehet në të pamundur

Një muaj më parë, emri i Pogbasë u lidh edhe me agtë të Juventusit, por cmimi i lartë i kartonit të francezit 26 vjecar bëri që bardhezinjtë të tërhiqen përfundimisht nga gara për Pogbanë duke qenë se në mesfushë janë përforcuar me Ramsey dhe Rabiot që erdhën me parametra zero

sfidanti.al