Juventus-De Ligt fakt i kryer; Ajaksi nuk e grumbullon futbollistin

Zyrtarizimi i transferimit të Matejs De Ligt te Juventusi do të bëhët javën e ardhshme. Kjo është ajo që theksohet te të përditshmet holandeze ‘De Telegraaf’ dhe ‘Sportwereld’ sipas të cilave, avokatët e Ajaksit dhe të Juventusit janë ende të impenjuar në zgjidhjen edhe të detajave të fundit të klauzolës së garancisë dhe për të firmosur akordin për vlerën e 75 milionë Eurove.

Kështu ditët e ardhshme De Ligt pritet të mbërrijë në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij që do ta lidhë me Juventusin deri në vitin 2024. ‘De Telegraaf’ tregon edhe detajet e orëve të fundit të 19 vjecarit i cili u lajmërua me telefon për akordin e arritur mes klubeve. për këtë arsye, De Ligt nuk u nis me Ajaksin në Austri për të nisur fazën përgatitore për sezonin e tij, dicka që u konfirmua nga vetë kampionët e Holandës që në komunikatën e tyre e justifikuan mungesën e De Ligt me transferimin e mundshëm të tij. Kjo e përditshme thekson gjithashtu se De Ligt zgjodhi Juventusin për të mësuar artin e mbrojtjes nga Kielini dhe Bonuci përvec faktit që do të luajë në Ligën e Kampioneve me Juventusin.

sfidanti.al