Kur të imponohet sponsori; LeBron Xhejms i detyruar të mbajë Nr.23

Sponsorët po bëhen gjithnjë e më imponues në botën e sportit dhe shembulli i radhës që e tregon mësë miri këtë është LeBron Xhejms, ylli i skuadrës së Los Anxheles Lejkërs në NBA. në fakt Xhejms nuk do të mund të japë fanelën e tij me nr.23 te Entoni Devis për motive komerciale.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, është pikërisht kompania e veshjeve sportive Nike ajo që e detyron Xhejms të mos e lëshojë fanelën me nr.23 për t’u kthyer te nr.6 që përdorte kur ishte pjesë e Miami heat. Kjo për faktin se tashmë kjo kompani e ka nisur prodhimin e fanelave me nr.23 me emrin e Xhejms në të.

Tërheqja e këtyre fanelave dhe nisja e prodhimit të atyre të reja do të thoshte humbje prej dhjetëra milionë Dollarësh për Nike. Në fakt kërkesa për të ndryshuar numrin në fanelë është bërë pas afatit të përcaktuar nga NBA, 15 marsit. Drejtuesit e Ligës do ta pranonin atë, nëse edhe Nike e bënte një gjë të tillë.

sfidanti.al