Shpërthen lufta Atletico-Grizman, avokati i lojtarit i përgjigjet klubit

Antuan Grizman është zyrtarisht futbollist i Barcelonës dhe pasditen e së dielës do të bëjë prezantimin si futbollisti i ri i skuadrës blaugrana. Kampionët e Spanjës e zyrtarizuan transferimin e francezit ditën e premte pasi u depozitua pagesa e klauzolës së kontratës së sulmuesit prej 120 milionë në zyrat e La Ligës.

Klubi i Atletiko Madrid reagoi menjëherë në mënyrë të ashpër duke bërë të ditur se do të marrin hapa ligjorë kundër Barcelonës dhe grizmanit të cilët e arritën akordin mes tyre kur klauzola e kontratës së lojtarit ishte ende 200 milionë Euro dhe për këtë arsye ata e konsiderojnë lpagesën e 120 milionë Eurove të pamjaftueshme. Për më tepër presidenti Cerezo theksoi se Atletiko i ka provat dhe se Grizman donte të ikte, por klubin e njoftoi në castet e fundit.
Përfaqësuesit e futbollistit reaguan menjëherë dhe iu kundërpërgjigjën klubit madrilen nëpërmjet avokatit Sevan Karian që foli për të përditshmen ‘L’Equipe’

‘Antuan është shumë i zhgënjyer nga sjellja e Atletikos dhe drejtuesve të tij që vepruan me keqbesim duke komunikuar të kundërtën e asaj që kishin thënë në mënyrë private-tha Karian-të bëjnë atë që ata mendojnë se e është më e leverdisshme, ne do të bëjmë të njëjtën gjë nëse do të jetë e nevojshme. për momentin për Grizman ka rëndësi vetëm kapitulli i ri i karrierës së tij që dëshiron të festojë këtë fundjavë duke zbuluar shtëpinë e tij të re’.

sfidanti.al