Nuk është se kishte ndonjë dyshim, por habia është për diferencën, si dhe për ndonjë gjë që duket se nuk përputhet. Kilian Mbape është vlerësuar si lojtari i ri më i shtrenjtë nga agjencia e specializuar, “Sokëreks” (Soccerex). Sulmuesi i Paris SG dhe i Francës doli për herë të dytë radhazi, si numri 1 për futbollistët nën 21 vjeç, dhe këtë herë pati vlerën e kartonit 260 milionë euro.
Diferenca e tij me vendin e dytë, anglezin Xhejdën Sanço të Dortmundit është tepër e madhe, plot 140 milionë euro, pasi ky i fundit i vlerësua në 120 milionë euro. Edhe më prapa, i treti në “podium”, Matijs De Ligt i Holandës, dhe ende i Ajaksit, por që shpejt do të jetë i Juventusit, me karton 75 milionë euro. Habia ka të bëjë me vlerësimin për Zhoao Feliksin, pasi 19-vjeçari portugez u mor për 120 milionë euro nga Atletiko (madje edhe më shumë), por agjencia e vlerëson në “vetëm” 72 milionë.
Vlera e 20 lojtarëve të parë arrin në 1.3 miliardë euro, ndërsa ne këtu po japin renditjen e 10 vendeve të para, dhe nga këta vetëm dy luajnë në kampionatin më të shtrenjtë në botë, Premier Ligën e Anglisë. Shifrat jepen në milionë euro
- Kilian Mbape, PSG, Francë 260
- Xhejdën Sanço, Dortmund, Angli 120
- Matijs De Ligt, Ajaks, Holandë 75
- Kai Haverc, Leverkusen, Gjermani 74
- Aleksandër-Arnold, Liverpul, Angli 73
- Zhoao Feliks, Atletiko, Portugali 72
- Xhanluixhi Donaruma, Milan, Itali 68
- Kristian Pulishiç, Çelsi, SHBA 61
- Vinisius Zhunior, Real, Brazil 60
10.Eder Militao, Real, Brazil 55
Sfidanti.al