Champions dhe Europa League; UEFA shpërndan 2.55 mld Euro

Cdo vit Federata Evropiane e Futbollit përcakton një fond shpërblimesh për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve, Europa League dhe Superkupën Evropiane. Padyshim që UEFA e bëri të njëjtën gjë edhe për sezonin e ardhshëm teksa pka publikuar shifrat e detajuara të këtyre fondeve.

Shifra totale e akorduar nga UEFA për të 3 këto kompeticione është 3.250 miliardë Euro, nga këto 2.55 miliardë janë pikërisht për Champions dhe Europa League. Padyshim që pjesën e luanit e merr pikërisht Liga e Kampioneve që është kompeticioni më i rëndësishëm për klube me 2.04 miliardë Euro, ndërkohë që për Europa League ky fond është 510 milionë Euro.

Kuota për klubet që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve që nga faza e grupeve e më tutje ëshyë 1.95 miliardë Euro. Për skuadrat që do të marrin pjesë në raundet kualifikuese, është përcaktuar një fond total prej 30 milionë Eurosh. Ekipet fituese të fazës së playoffit nuk do të kenë përfitime për këtë raund, por do të sigurojnë shifrën e pjesëmarrjes në fazën e grupeve.

Secila prej 32 skuadrave që kualifikohen në fazën e grupeve do të sigurojë 15.25 milionë Eurosh ndërkohë që shpërblimi sipas rendimentit do të jetë i tillë: 2.7 milionë Euro për fitoret dhe 900 mijë Euro për barazimet. Klubet që do të kualifikohen për në fazat me eliminim direkt do të kenë këto shpërblime: 9.5 milionë për kalimin në 1/8 e finaleve, 10.5 milionë për kalimin në cerekfinale, 12 milionë për kualifikimin për në gjysmëfinale dhe 15 milionë për kalimin në finale; skuadra kampione do të marrë edhe një bonus shtesë prej 4 milionë Euro
Klubet që do të luajnë Superkupën e Evropës do të marrin 3.5 milionë Euro secila, me fituesit që do të përfitojnë edhe një bonus prej 1 milion Eurosh. Në total, skuadra fituese e Ligës së Kampioneve do të ketë mundësi të fitojë maksimalisht 70.7 milionë Euro për rezultatet sportive

Po kështu do të jepen shpërblime edhe në bazë të renditjes së klubeve për një periudhë 10 vjecare. Klasifikimi përpilohet në bazë të pikëve të fituara nga triumfet në Champions, Europa League dhe Superkupa. Skuadra me renditjen më të dobët do të marrë 1.1 milionë Euro, ndërsa ajo me renditjen më të mirë do të përfitojë 35.46 milionë Eurosh

Përsa i përket Europa League, do të jepen 560 milionë Euro. Secila pre 48 skuadrave të kualifikuara për në fazën e grupeve do të marrë një shpërblim prej 2.92 milionë Eurosh. Shpërblimet për rezultatet sportive do të jenë të tilla; 570 mijë Euro për fitoret dhe 190 mijë Euro për barazimet. Fituesit e cdo grupi do të marrin një bonus ekstra prej 1 milion Euro secila, ndërsa ekipet e vendeve të dyta do të sigurojnë 500 mijë Eurosh.
Ekipet që do të kalojnë fazën e grupeve do të kenë këto shpërblime: 500 mijë Euro për kalimin në 1/16 e finaleve, 1.1 milionë për 1/8 e finaleve, 1.5 milionë për kalimin në cerekfinale, 2.4 për gjysmëfinalet dhe 4.5 për kalimin në finale. Skuadra që do të fitojë trofeun do të marrë edhe 4 milionë Euro të tjerë. Në total, skuadra fituese e Europa League do të marrë 24.8 milionë për meritat sportive.

Edhe për Europa League do të aplikohet dhënia e shpërblimeve në bazë të renditjes për 10 vitet e fundit. Ekipi me renditjen më të ulët do të marrë 71.430 Euro, ndërsa ai me renditjen më të mirë 3.42 milionë Euro. vlen të theksohet se për cdo pozicion shtohet një kuotë shpërblimi si për Europa League ashtu edhe për Ligën e Kampioneve

sfidanti.al