Mbape kryeson listën e 1.3 miliardë euro të 20 yjeve të rinj!

Nuk është se kishte ndonjë dyshim, por habia është për diferencën, si dhe për ndonjë gjë që duket se nuk përputhet. Kilian Mbape është vlerësuar si lojtari i ri më i shtrenjtë nga agjencia e specializuar, “Sokëreks” (Soccerex). Sulmuesi i Paris SG dhe i Francës doli për herë të dytë radhazi, si numri 1 për futbollistët nën 21 vjeç, dhe këtë herë pati vlerën e kartonit 260 milionë euro.

Diferenca e tij me vendin e dytë, anglezin Xhejdën Sanço të Dortmundit është tepër e madhe, plot 140 milionë euro, pasi ky i fundit i vlerësua në 120 milionë euro. Edhe më prapa, i treti në “podium”, Matijs De Ligt i Holandës, dhe ende i Ajaksit, por që shpejt do të jetë i Juventusit, me karton 75 milionë euro. Habia ka të bëjë me vlerësimin për Zhoao Feliksin, pasi 19-vjeçari portugez u mor për 120 milionë euro nga Atletiko (madje edhe më shumë), por agjencia e vlerëson në “vetëm” 72 milionë.

Vlera e 20 lojtarëve të parë arrin në 1.3 miliardë euro, ndërsa ne këtu po japin renditjen e 10 vendeve të para, dhe nga këta vetëm dy luajnë në kampionatin më të shtrenjtë në botë, Premier Ligën e Anglisë. Shifrat jepen në milionë euro

  1. Kilian Mbape, PSG, Francë 260
  2. Xhejdën Sanço, Dortmund, Angli 120
  3. Matijs De Ligt, Ajaks, Holandë           75
  4. Kai Haverc, Leverkusen, Gjermani 74
  5. Aleksandër-Arnold, Liverpul, Angli 73
  6. Zhoao Feliks, Atletiko, Portugali 72
  7. Xhanluixhi Donaruma, Milan, Itali 68
  8. Kristian Pulishiç, Çelsi, SHBA 61
  9. Vinisius Zhunior, Real, Brazil 60

10.Eder Militao, Real, Brazil                       55

Sfidanti.al