Çështja e ditës është se kush do të jetë piloti i ri i Mercedesit, veçse Formula 1 ka një lajm për ndjekësit e saj. Çmimi i Madh i Francës do të jetë në kalendar sezonin e ardhshëm, për herë të parë pas një mungese 10-vjeçare. Do të ndryshojë vetëm pista, pasi në vend të Spa Frankorshampit, do të jetë cirkuiti i Francës Jugore, “Pol Rikar”, siç e pohon kreu i Rajonit Provans-Alpe-Bregu i Kaltër, Kristian Estrosi.
Franca është një vend i rëndësishëm në Formula 1, pasi aty është zhvilluar Çmimi i Madh i parë, pra më i vjetri, në 1906, ndërsa Gran Pri u hoq në 2008, për shkak të rritjes së konkurrencës nga vendet jashtë Europës, duke u krijuar probleme financiare. Në “Pol Rikar” për herë të fundit Formula 1 bëri garë neë 1990. Veçse, me kthimin e Francës, largohet Gjermania, ndonëse jo për inat të saj. Hokenhajmi nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë për të dytin vit radhazi.
Mbetet tani të zgjidhet çështja e vendit bosh tek Mercedesi, ku për momentin shanset i jepen Alonsos dhe Fetelit.