Milan, Sebajos i largohet; Totenhemi hidhet në sulm për të

E ardhmja e Dani Sebajos duket se do të jetë në Premier League edhe pse Milani nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për shërbimin e talentit spanjoll. Së fundmi interes për futbollistin e Realit të Madridit ka shfaqur edhe Totenhemi i cili i ka përshpejtuar hapat e tij në tentativën e tij.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, i pari që bëri lëvizjen e tij për Sebajos ishte trajneri Maurisio Pocetino që i ka telefonuar futbollistit duke tentuar që ta bindë të pranojë ofertën e skuadrës së Hotspurs.

Në fakt duket se londinezët janë shumë pranë blerjes së kartonit të futbollistit për të cilin Reali i Madridit pretendon rreth 50 milionë Euro. Sebajos i ka kërkuar klubit merenges largimin duke shprehur dëshirën për t’u transferuar në një skuadër që do t’i jepte mundësinë të luajë në të paktën 40 ndeshje në sezon dhe mesa duket Pocetino i premtoi se Sebajos do të ketë rol kryesor te skuadra e tij.

sfidanti.al