Thomas Strakosha nis përgatitjet për sezonin e ri nën notat e muzikës hip hop. Portieri i Lazios dhe përfaqësueses shqiptare postoi një video të punës së tij në riaftësimin nga dëmtimi në tendinën e Akilit që zhvillohej pikërisht nën notat e këngës ‘Till I Collapse’ të Eminem.
Në videon e postuar dukej lëvizja e lirshme e Strakoshës në disa momente, ndërkohë që mësohet se gjatë pushimeve ai përcaktoi një protokoll pune atletike për të minimizuar problemet e shkaktuara nga ndalesa e fundit në lojë për shkak dëmtimi.
Ndërkaq, e ardhmja e Strakoshës vazhdon të diskutohet në media. Nga Anglia kanë dalë lajme të reja për interesin e shfaqur nga ekipe të ndryshme të Premier League, por për momentin duket se kampionati anglez nuk është në planet e 24 vjecarit. Strakosha duket më shumë i orientuar në përmirësimin e mëtejshëm për të fituar më shumë dimension ndërkombëtar me Lazion dhe kombëtaren shqiptare. Një prej objektivave të tij, në fakt është që të rifitoojë vendin e titullarit të Kombëtarja shqiptare që tani drejtohet nga Edi Reja.
sfidanti.al