Përse s’fitohen brenda vitit  “Rolan Garosi”  edhe Uimbëlldoni?

Më 1 korrik ka nisur Uimbëlldoni që është një nga katër turnetë e Grand Slemit. Vetëm disa individë të veçantë mund ta fitojnë këtë turne menjëherë mbas triumfit në “Rolan Garos” të Parisit.

Më 1969, këtë arriti ta bëjë për herë të parë tenisti australian Rod Lejver, ndërkohë që mbas tij këtë sukses të shquar kanë arritur ta bëjnë vetëm nëntë tenistë.

Trune i hapur i Parisit (“Rolan Zgaros”) luhet në fushë me dhe, kurse Uimbëlldoni luhet në bar dhe topi i tenisit, pasi përplaset në fushën me bar, kërcen shumë më shpejt, duke e ndryshuar në një masë të madhe karakterin e lojës.

Sidoqoftë, Rafael Nadali që fitoi sivjet “Rolan Garosin”, ka shanse që të fitojë edhe Uimbëlldonin.

Sfidanti.al