S’e do më  Europa ? Jaja Ture do të luajë në Kinën “ e dytë”

Megjithëse agjenti i futbollistit nga Bregu i Fildishtë Jaja Ture, Dimitri Seluk, para ca ditësh tha se klienti i tij do të dilte në pension, kjo gjë nuk ndodhi. Tani bëhet e ditur se Ture do ta vazhdojë karrierën e tij në një klub të ri.

Sapo u konfirmua zyrtarisht se ky futbollist 36-vjeçar me përvojë të madhe nënshkroi kontratë me klubin kinez Kindago Huangan.

Në këtë klub që konkurron ne ligën e dyte kineze, luajnë edhe disa lojtarë të tjerë te huaj, si ish-lojtari i Uest Hemit dhe i Boltonit Rikardo Vaz Te dhe ish-futbollisti i Espanjolit Zhoan Verdu.

Sfidanti.al