Hidhërim shqiptar për shqiptaren, Shaqiri mban zi për Florianën!

Ajo iku, siç i thonë, në lule të moshës. Vetëm 24-vjeçare! Florijana Ismaili, futbollistja zvicerane me origjinë shqiptare, u shua pas një aksidenti tragjik në Liqenin e Komos në Itali, dhe hidhërimi i një shqiptari të Kosovës padyshim që ishte i madh. Xherdan Shaqiri, sulmuesi i Zvicrës dhe i Liverpulit, e shprehu publikisht atë që ndjeu kur mori lajmin e hidhur.

“Jam shumë i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit, – shkruajti ai në Tuiter, – unë dhe familja ime duam t’i shprehim gjithë ngushëllimin tonë familjes Ismaili dhe të afërmve”. Vajza me origjinë nga Presheva luante për Jang Bojsin në Zvicër, dhe ishte shprehur se do të respektonte edhe vitin e fundit të kontratës me skuadrën për të kaluar në Bundesligë në 2020. Ajo luajti 33 ndeshje për ekipin përfaqësues të femrave të Zvicrës.

Sfidanti.al