Pol Gaskoin sfidon Snoop Dogg në një ndeshje boksi; Alkoli vs.Marijuana

Pol Gaskoin, legjenda kontroverse e futbollit anglez i përgjigjet rapperit të famshëm Snoop Dogg që vendosi të gjykojë varësinë e ish futbollistit nga alkooli. Snoop Dogg publikoi dy foto të Gascoin, një kur ishte i ri dhe tjetra pas 27 vjetësh e pas abuzimit me alkoolit për të treguar shnderrimin total fizik të tij.

Ky veprim i rapperit të njohur është kritikuar shumë në rrjetet sociale, ndërkohë që edhe vetë Gaskoin reagoi duke postuar foton e një qeni me modelin e flokëve të Snoop Dogg. Por Gaskoin shkoi edhe më tej dhe duke përfituar nga fakti që ishte i ftuar në programin ‘Good Morning, Britain’ e sfidoi Snoop Dogg në një ndeshje boksi për të fshirë diferencat. ‘Do të zhvilloja një ndeshje boksi për bamirësi me Snoop Dogg; Cannabis vs Alkoolit, bëjeni të mundur-tha Pol Gaskoin-po punoj shumë sic kam bërë gjithnjë.

sfidanti.al