Ice Bucket Challenge, Mannequin Challenge janë disa prej sfidave që u bënë modë në periudha të ndryshme dhe që përfshinë edhe persona të famshëm. Tani ësnhtë krijuar një tjetër tendencë; ‘Bottle Cap Challenge’ që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo që duhet të bëjnë personat që përfshihen në këtë lloj prove është të hapin një shishe me goditje të arteve marciale.
Në fakt disa prej personaliteteve më të njohur e kanë përqafuar kërë modë të re që u jep mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në këto lloj goditjesh. Një prej këtyre personaliteteve i përfshirë në këtë tendencë është Konor Mekgregor ish kampioni i botës në UFC në peshën pupël e të lehtë, i cili me shishen në dorë tregoi se në artet marciale është ndër më të mirët.
Irlandezi përfitoi nga rasti për të sfiduar në këtë lojë të re Floid Mejuedhër, por edhe aktorin e njohur hollivudian Xhejzon Statham i cili duket se e pranoi duke treguar edhe ai aftësitë e tij. Një praktikë e tillë tashmë është bërë dicka e zakonshme në rrjetet sociale, pasi sfidon dikë me një veprim të tij, dhe ai e bën këtë me persona të tjerë.
sfidanti.al