Përfaqësuesja kolumbiane u eliminua në cerekfinale të Copa America nga Kili me 11 metërsha dhe protagonisti negativ u bë pikërisht Uilliam Tesijo që e humbi penalltinë e tij duke i dhënë mundësinë Kilit që të kalojë në gjysmëfinale
Ditën pas eliminimit, skuadra e Kolumbisë u kthyen në vend për të pushuar përpara se të bashkohen me skuadrat e tyre respektive nëpër botë për të nisur përgatitur për sezonin e ri. Një prej atyre që u kthyen në Kali ishte pikërisht Tesijo i cili duket se po jeton ditë makthi për shkak të kërcënimeve të marra sic e konfirmon ai vetë në një intervistë për El Pais.
‘Po, po. është e vërtetë, bashkëshortes simë i dërguan mesazhe dhe ajo i publikoi, po kështu më kërcënuan edhe mua, por ende nuk kam publikuar asnjë prej tyre. Jemi me Zotin’
Bashkëshortja e Tesijos në profilin e saj në Instagram postoi foton e një mesazhi në Tëitter të një përdoruesi që i uronte futbollistit atë që i ndodhi Andres Eskobar në 1994 pas autogolit të shenuar në ndeshjen me SHBA, dmth vdekjen
Tesijo do të qëndrojë në Santiago de Kali për të pushuar dhe më pas do të kthehet në Meksikë për të nisur Aperturën 2019 me Leon, skuadër ku ai ishte një prej futbollistëve më të aktivizuar në fushat e lojës.
sfidanti.al