Në Seul nisi zyrtarisht numërimi mbrapsht për kampionatin e Formula E. Në ndalesën e Koresë së Jugut do të garohet në vitin 2020 dhe data e përcaktuar në kalendarin e këtij kampionati është 3 maji. Por jo vetëm kaq, është prezantuar edhe pista ku do të zhvillohet kjo garë me makinat Gen2 që do të garojnë përrreth Parkut Olimpik. Pista është e gjatë 2.8 km dhe ka 19 kthesa, por pjesa më spektakolare është kalimi brenda stadiumit Jamsil Sports Complex
‘Jam shumë entuziast që do të vij për herë të parë në Kore dhe në rrugët e Seulit me Kampionatin e Formula E sezonin e ardhshëm-tha Alehandro Agag-Seuli është një qytet u gjallë me një pasuri të madhe dhe shumë eksperiencë për të pritur evente ndërkombëtare. Formula E do të shfaqë shpejtësinë dhe spektaklin e saj në Parkun olimpik në një pistë unike’
sfidanti.al