Serie A pritet të ketë të reja; dy fazat e kampionatit ndoshta me kalendarë të ndryshëm

Ndërsa merkatoja e transferimeve cmendet në Itali, është dikush që mendon për sezonin e ardhshëm në Serinë A që mund të ketë ndryshime të rëndësishmë. Kampionati italian do të nisë në 24 gusht dhe mund të prishet tradita e kalendareve të të dyja fazave, ndërkohë që nuk do të ekzistojë më e famshmja ‘Boxing Day’ me ndeshjet që zhvillohen në periudhën e Krishtlindjes

Kjo do të thotë se ndeshja e fundit e vitit do të luhet në 22 dhjetor, ndërkohë që rikthimi i skuadrave në fushën e lojës parashikohet të jetë në 5 ose 6 janar të vitit të ardhshëm, por e reja më e bujshme pritet të jetë pikërisht mospërputhja e kalendareve të të dyja fazave të kampionatit

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’, Administratori i Deleguar i Lega Serie A, Luixhi De Servio po studion mënyrën sesi të anulojë përputhshmërinë e kalendareve të fazës së parë dhe të dytë, për të përpiluar një format të ngjashëm me atë të Premier League.

Ideja është zhvillimi i një shorti të dyfishtë në momentin e përpilimit të kalendarit të kampionatit që do të jetë në 29 ose 30 korrik dhe që do të përzjente sfidat e cdo jave. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vecse të presim konfirmimin zyrtar nga Liga.

sfidanti.al