Me mbylljen e kampionatit evropian të 21 vjecarëve në Itali, UEFA publikoi edhe formacionin më të mirë të turneut ku të bie në dy dominimi i Spanjës dhe Gjermanisë, dy skuadrat finaliste të evenimentit e ‘La Rojita’ që u shpall kampione. Por më i cuditshëm është fakti që Gjermania, nënkampione e Evropës ka në këtë formacion më shumë përfaqësues se Spanja, 6 të tillë dhe bëhet fjalë për Nybel, Klosterman, Tah, Henrihs, Dahud dhe Valdshmidt.
Ndërsa Spanja skuadra kampione ka në këtë formacion 4 futbollistë; Vajeho, Fabian Ruiz që u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut, Sebajos dhe Dani Olmo me këtë të fundit që u shpall MVP i finales së luajtur të dielën
I vetmi lojtar që prish disi hegjemoninë e këtyre dy skuadrave në formacionin ideal të Evropianit U21 është sulmuesi i përfaqësueses së Rumanisë, George Pushkash.
sfidanti.al