Cmendet merkatoja e NBA, Kemba Uoker te Boston, Irving te Bruklin

Mungon shumë pak kohë nga hapja zyrtare e merkatos së NBA e sidomos nisja e kërkimeve të basketbollistëve të lirë dhe transferimet e bujshme nuk mungojnë. në këtë moment, skuadra e Boston Seltiks është më aktivja. Kajri Irving konfirmoi largiminin e tij nga kjo skuadër për të pranuar kalimin e te Bruklin Nets për shifrën e 141 milionë Dollarëve

Megjithatë vendi i tij nuk do të mbetet aspak bosh pasi skuadra nga Masacusets siguroi menjëherë shërbimin e Kemba Uoker që mbeti i zhgënjyer nga skuadra e Sharlot që nuk i ofroi maksimumin në kontratën e re. për Kemba Uoker bëhet fjalë për një kontratë me 141 milionë Dollarë, aq sa edhe Iriving me Nets.

Duke qëndruar në Nju Jork në anën e Niks, kjo e fundit po tenton të bindë Kevin Durant të vijë në Madison Square Garden edhe pse e di shumë mirë që basketbollisti do të qëndrojë jashtë parketit gjithë sezonin e ardhshëm për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit

Durant që është në kontakte të vazhdueshme me Leonard, dëshiron që të formojë një dyshe për të fituar tituj në NBA dhe 2 janë opsionet më të mira në aspektin financiar; Nju Jork Niks dhe Los Anxheles Klipers me këtë të fundit që në këtë pikë do të jetë e detyruar të shesë Danilo Galinarin.

Për Leonard në garë duket se është edhe Los Anxheles Lejkërs. Në fakt pritet që shumë shpejt të zhvillohet një takim mes basketbollistit të Torontos dhe skuadrës kaliforniane, ndërkohë që LeBron Xhejms e Entoni Xhejms nisën fushatën e tyre me mesazhe duke i kërkuar Leonard që të bashkohet me ta për të formuar një treshe të frikshme

Edhe Hjuston kërkon të krijojë një treshe fenomenësh në skuadër. Për këtë arsye, skuadra teksane po punon për të marrë Xhimi Batler për ta bashkuar me Xhejms Harden dhe Kris Pol, ndërkohë që pritet largimi i Klint Kapelës. Përsa i përket Golden Stejtit, skuadra nënkampione e NBA është e kënaqur me Klej Tompson që vendosi të qëndrojë te kalifornianët me të cilët do të firmosë një kontratë 5 vjecare me 190 milionë Dollarë.

sfidanti.al