Adil Rami i përgjigjet Pamela Anderson: Akuzat për dhunë janë false, është e neveritshme

Historia e dashurisë mes Pamela Anderson dhe mbrojtësit të Olimpikut të Marsejës, Adil Rami është mbyllur tashmë, por polemikat në rrjetet sociale mes dy protagonistëve janë të mëdha. Para pak kohësh ish aktorja e serialit ‘Baywatch’ e akuzoi futbollistin se e tradhëtonte dhe se dhunonte. Pikërisht kjo akuzë e fundit nuk është kapërdirë nga Rami që vendosi i kundërvihej Pamela Anderson nëpërmjet një mesazhi të gjatë ne rrjetet sociale.

‘Përshëndetje të gjithëve-shkruante Rami në postimin e tij-nuk kam zgjedhje më vjen keq. Kam heshtur se isha i shokuar dhe është e vështirë të flasësh e dikush të mos bëjë interpretime të gabuara të cdo fjale që them, por kam shumë dhimbje në zemër. Do ta bëj të thjeshtë dhe do ta qartësoj dhe sic e kam thënë, nuk do të komentoj detajet e jetës sonë me Pamelën. Dua të them se këto akuza për dhunë janë false dhe unë nuk mund të lejoj që të kalojnë kështu. jam i habitur, këtu problemi është serioz. Kush më njeh, e di kush jam dhe i di vlerat e mia. E di që është e pamundur që të bëj dicka të tillë. Nëse ajo donte të më lëndonte, atëherë e gjeti mënyrën e duhur. Ajo e di impenjimin tim në kauzën për dhunën kundër femrave që është vërtet e rëndësishme për mua. I respektoj shumë femrat dhe u përfshiva në këtë luftë kundër dhunës ndaj tyre. është vertet e neveritshme. Të gënjesh për të mbajtur raporte të mira me ish bashkëshortin dhe fëmijët e tu kjo është një gjë, por të përdorësh gënjeshtrat për dhunë për të më lënduar kalon cdo kufi me është e padrejtë. E them edhe njëherë nuk mund të lë këto akuza false pa përgjigje. E gjithë kjo është shumë serioze. Këtu thashë atë që duhej të thoja me zemër. Tani do lë profesionistët të merren me këtë punë. për mua do të ketë një vend në të ardhmen’.

sfidanti.al