Bufon, ky qenka plani yt? Një vit në portë me Juven, pastaj drejtues!

Tek Parma, Lacio, mos vallë tek Lidsi në Angli? Jo, nuk janë këto rrugët e Xhanluixhi Bufonit për sezonin 2019-2020. Legjenda italiane e portës është në prag të një rikthimi të pabesueshëm tek Juventusi, prej nga iku vjet, pas 17 stinësh të shkëlqyera. Mediat në Itali njoftuan të parat se 41-vjeçari duket se ka arritur akord me drejtuesit juventinë dhe me trajnerin Sarri për të nënshkruar një vit kontratë në Stadiumin “Alianc”, dhe më pas për të braktisur karrierën e për t’u bërë drejtues. Një plan, pak a shumë si ai Pavel Nedvedit, me Juven që kërkon të mbledhë kampionët për të ndërtuar edhe më shumë një dinasti.

Sfidanti.al