Zgjedhja e organizatorëve të Uimbëlldonit për të vendosur Roxher Federer si nr.2 të turneut, ndërkohë që zvicerani është nr.3 në renditjen botërore, pas Nadal, nuk është pritur aspak mirë nga spanjolli.
‘Nuk respektohet klasifikimi-tha Nadal-e vetmja gjë që nuk më pëlqen në të gjithë këtë histori është që fakti që kjo ndodh vetëm në Uimbëlldon. Nuk është vetëm rasti im në mënyrë të vecantë, ka ndodhur shumë herë që disa lojtarë për meritat e tyre gjatë gjithë sezonit në të gjitha sipqërfaqet gjenden në një klasifikim të caktuar. në Uimbëlldon nuk respektohet klasifikimi dhe na detyrojnë të hyjmë në një rrugëtim të komplikuar’.
Ndërsa të gjithë turnetë e tjerë Grand Slam përcaktimi i numrave të tenistëve bëhet në bazë të renditjes ATP, Uimbëlldoni bazohet jo vetëm te kjo renditje, por edhe te rezultatet që tenistët luajnë në fushat me bar. Kështu Federer, nr.3 i botës dhe fituesi i turneut të Halle duhet të jetë nr.2 i Uimbëlldonit pas Xhokovic dhe zbret Nadal si nr.3 që për spanjollin do të thotë një short më pak i favorshëm.
‘Gjithsesi, nr. 2 apo 3, mua do të më duhet të bëj lojën time më të mirë për të arritur objektivin tim-vijoi Nadal që pasi fitoi Roland Garros për të 12 herë, do të tentojë suksesin e tij të tretë në Uimbëlldon pas atyre në vitet 2008 dhe 2010
sfidanti.al