Portieri legjendar italian Xhanluixhi Bufon, tanimë 41- vjeç, ka mbetur pa klub, qëkur ai nuk e vazhdoi kontratën me PSZH-në, por, në vënd që të mendojë të dalë në pension, ai po shqyrton ofertat që po i vijnë nga disa klube.
Thuhet se Porto do që Bufoni të pasojë Iker Kasijasin që ka njoftuar pensionimin e tij, për shkak të problemeve shëndetësore. Po ashtu, interes për të ka treguar edhe Lids Junajtidi, të cilin e drejton trajneri i njohur argjentinas Marselo Bielsa që e vlerëson mjaft Bufonin.
Sfidanti.al