De Rosi në Amerikë? Për inat të Romës, ..edhe „pa para“ në Serinë A

Megjithëse u tha se Daniele De Rosi, mbas ndërprerjes së bashkëpunimit me Romën, do të largohej nga Italia që të luante diku gjetkë, lajmet më të fundit bëjnë të ditur se ai do të vazhdojë të luajë në Serinë A, por me bluzën e ndonjë ekipi tjetër italian.

Një muaj mbas largimit të tij mga Roma, ky mesfushor 35-vjeçar mori vendimin për të ardhmen e tij.

“Skaj Sport” vë në dukje se De Rosi, pavarësisht se ka patur oferta nga Los Anxhelosi dhe Boka Juniors, do të vazhdojë të luajë në Serinë A. Kur të kthehet nga pushimet (të enjten), ai së bashku me agjentin e tij do të shqyrtojë tre oferta nga klubet që kanë treguar interesim për të.

Për De Rosin, sikurse thotë ai vetë, nuk ka shumë rëndësi pagesa, por projekti dhe mjedisi, ku ai të ndjehet mirë. Ende nuk dihet se për cilët klube bëhet fjalë, por kjo do të mësohet brenda ditëve të ardhshme.

Sfidanti.al