Më të mirët në sportet e veta, Kristiano Ronaldo dhe Majkëll Xhordan, u takuan në rivierën franceze, ku të dy ata ndodhen për pushime bashkë me familjet e veta.
Ronaldo nuk e la që t’i shpëtoi ky rast, më saktë që të mburrej në profilin e tij në Instragram për takimin e tij me legjendën e gjallë të NBA-së, duke shkruar: “Ne këmi bërë historinë!”.
Sigurisht që Ronaldo, kur ka shkruar fjalët e mësipërme, ka pasur parasysh se ai e ka fituar pesë herë “Topin e artë”, po aq edhe tituj të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që Xhordani e ka fituar NBA-në gjashtë herë dhe është shpallur pesë herë basketbollisti më i vlefshëm i kampionatit amerikan gjë që e bën atë basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Sfidanti.al