Milani po bën përpjekje që të sjellë në radhët e veta Teo Hernandezin. Drejtori i klubit rosoner, Paolo Maldini, është parë në Ibica të Spanjës, duke biseduar fshehurazi me futbollistin e Realit të Madridit, Teo Hernandez, me qëllim që ta tërheqë atë në Milano. Takimin në fjalë mes dy të lartpërmendurve e “kapën” gazetarët e televizionit spanjoll “El Hiringito”.
Teo Hernandez ka kontratë me Realin deri më 2023, ndërkohë që sezonin e kaluar ai luajti i huazuar te Reali i Sosiedadit. Sidoqoftë, trajneri Zinedin Zidane nuk e ka në planet e tij të ardhshëm futbollistin e mësipërm 21-vjeçar, kështu që Maldini nuk do ta ketë të vështirë që ta sjellë atë si të huazuar në Milano me opsionin që ta blejë atë plotësisht verën e ardhshme, ndërkohë që nuk do t’i duhet që ta paguajë për të më shumë se 20 milionë euro.
Sfidanti.al