Megjithëse shumë emra të mëdhenj lidhen me Mançester Junajtidin, deri tani në këtë klub nuk ka ardhur asnjë përforcim i ri.
Gazeta “Dejli Ekspres” shkruan se arsyeja kryesore është situata lidhur me Aleksis Sançesin qe vazhdon të mbetet problemi më i madh i klubit të “Old Traford”, konkretisht paga e tij shumë e lartë prej 500 000 sterlinash në javë. Shpenzime te tilla kaq të mëdha nuk dëshiron t’i marrë përsipër asnje klub tjetër, ndërkohë që kontrata e këtij futbollisti kilian do te skadojë më 2022, duke i krijuar një problem të madh Junajtidit. Problem është sidomos forma e tij e dobët që ka bërë që të bjerë interesi për një nga futbollistët më të mirë të dikurshëm.
Sfidanti.al