PSG hap derën “përgjysmë”, ikën Nejmari, por jo Mbapeja!

Në momentin e parë, fjalët e presidentit Al Helaifi duken si një ndryshim epokal në qendrimin e tij. “Ai lojtar që është i pakënaqur këtu, e ka derën të hapur që të largohet”, – ishte deklarata e tij që bëri bujë në media. Gjithsesi, gazeta “L’Ekip” bëri një sqarim në kopertinë, duke nënvizuar se “nëse Mbape është më shumë se kurrë i patransferueshëm, ylli tjetër mund të ketë fat të ndryshëm”.

Pra, dera e PSG-së qenka e hapur përgjysmë, për brazilianin e tronditur nga dëmtimet dhe skandalet, por jo për 20-vjeçarin “e artë” që ende nuk e ka arritur kulmin e potencialit të tij. Natyrisht, “Ney” nuk ikën nëse nuk vjen ndonjë ofertë e jashtëzakonshme për të. Të mos harrojmë, Parisi e mori për 222 milionë euro nga Barcelona, një shifër që mbetet rekordi botëror, ndaj do të kërkojë të paktën po kaq për ta lënë të largohet.

Oferta të jashtëzakonshme për Nejmarin mund të vijnë vetëm nga Spanja, dhe kjo sepse edhe dëshira e futbollistit duket se është që të luajë atje. Presidenti i Realit, Perez, e vlerëson si biznes të shkëlqyer afrimin e tij, ndërsa Lionel Mesi ka deklaruar se dëshiron të luajë me Nejmarin tek Barcelona.

Sfidanti.al