Hazard përshëndet Celsin: Bëra realitet 2 ëndrra; të luaj këtu dhe të bëhem futbollist i Realit

Një ditë pas zyrtarizimit të kalimit te Realit të Madridit, Eden Hazard i dha përshëndetjen e fundit Celsit me një letër emocionuese. ‘Largimi nga Celsi ishte vendimi më i madh dhe më i vështirë i karrierës sime-lexohet në letrën e Hazard të postuar në rrjetet sociale-kam dashur cdo moment këtu. Duhet të falenderoj presidentin Abramovic dhe drejtuesit e tjerë të klubit që më ndihmuan të realizoj dy ëndrra; e para ishte që të bëhem një futbollist i Celsit dhe e dyta që të jem sot një futbollist i Realit të Madridit’

‘Isha vetëm 21 vjec kur erdha-vijon letra e Hazard-kështu u rrita si njeri dhe futbollist me të gjithë ju, për më tepër më ndihmuat që të bëhem edhe kapiteni i kombëtares belge. Sigurisht ka pasur momente të vështira për skuadrën në tërësi dhe mua personalisht, në fund të fundit kështu është futbolli profesionist. Përpara se të largohem, dua të jap një falenderim të fundit për të gjithë ata që punojnë te Celsi. Ju uroj të gjithëve më të mirën.
Eden!’.

sfidanti.al