Telenovela Nejmar, episodi i radhës, paditësja: Më vodhën tabletin me videon e përdhunimit

Vijon telenovela Nejmar me një episod të ri që nxjerr në dritë një detaj për përdhunimin e supozuar të kryer nga nejmar. Nazhila Trindade, që akuzon futbollistin për këtë krim deklaroi se i kanë vjedhur tabletin që sipas saj përmbante videon e përdhunimit të pësuar ditën e hënë pak ditë pasi bëri deponimin e saj në polici

Modelja 26 vjecare që nuk e denoncoi menjëherë vjedhjen e tabletit te autoritetet kompetente shpjegoi se i janë vjedhur edhe një orë e para cash. Policia shkoi në apartamentin e saj, por gjeti vetëm gjurmët digitale të padrones së apartamentit dhe të pastrueses. Sipas avokatit të Trindad, Danilo Garsia de Andrade, video e humbur do të ishte ‘thelbësore’ për të konfirmuar përdhunimin e pësuar nga klientja e tij.

sfidanti.al