Peticion i tifozëve të Juves: Të hiqet emri i Kontes nga lista e legjendave!

Trajneri italian, Antonio Konte, u bë zyrtarisht rajner i ri i Interit, duke ngjallur zemërim midis tifozëve të Juventusit që kanë kërkuar që emri i Antonio Kontes të hiqet nga lisa e legjendave të këtij klubi, konkretisht që ylli i tij të hiqet nga stadiumi i “Zonjës së vjetër”. Klubi juventin i ka nderuar legjendat që kanë lujatur me të, duke i vendosur secilit, midis tyre edhe Kontes, një yll në shenjë nderimi në stadiumin e vet dhe pikërisht këtë yll kërkojnë që të hiqet tifozët juventinë që madje kanë filluar një peticion, nën të cilin deri tani, sipas medias italiane, kanë vënë firmën e tyre mbi 3000 tifozë të Juventusit.

“Antonio Konte ka qenë një nga kapitenët më të nderuar që ka luajtur me të gjithë zemër. Ai më vonë u bë trajner dhe fitoi papritur një trofe Skudeto me një ekip jo të mirë që ishte në vendin e shtatë. Më vonë, ai u largua nga klubi dy ditë para se të flilonte sezoni i ri për disa arsye që për neve ishin të paqarta. Ajo që ai bëri atëkohë, nuk ishte diçka e mirë, por, sidoqoftë, edhe mund ta pranojë logjika. Por, megjithatë, gjëja më e keqe që bëri, është se ai pranoi të ulej në stolin e drejtimit të Interit”, vihet në dukje në peticionin e tifozëve të Juves.

Antonio Konte ka luajtur me Juventusin më shumë se 400 ndeshje, ka fituar me të pesë Skudeto dhe një Ligë Kampionësh. Si trajner i Juves, ai ka fituar tre Skudeto.

Sfidanti.al