Nejmar, edhe ti si Ronaldo? Një grua thotë “përdhunim”, në Brazil

Historia duket e njëjta me atë të Kristiano Ronaldos, madje pak më e rëndë se ajo. Nejmar akuzohet, ashtu si superylli portugez, si përdhunues, dhe historia vjen nga Brazili. Një vajzë nga Sao Paolo deklaron se ngjarja ndodhi në një hotel të Parisit në maj të këtij viti.  Gazeta braziliane “Uol Sport” shkruan se vajza tregon që ishte njohur me Nejmarin në Instagram, dhe se ai e kishte rregulluar që ajo të fluturonte drejt Parisit për ta takuar.

Me të ndodhur kjo, Nejmari (sipas vajzës) mbërriti i dehur në hotelin “Sofitel Paris Ark dy Triumf” (Sofitel Paris Arc du Triomphe), dhe u soll në mënyrë shumë agresive e të dhunshme, duke e përdhunuar. E tronditur nga ngjarja, vajza braziliane thotë se u largua për në vendin e saj në 17 maj. Për momentin nuk jepen hollësi, por duket se ylli i PSG-së është në prag të problemeve të tjera, pas atyre me dëmtimet dhe me heqjen e shiritit të kapitenit në kombëtaren e Brazilit.

Sfidanti.al