As Super Bowl e as finalja e madhe e NBA, kompeticioni më i ndjekur është Champions League

Pas më shumë se 6 dekadash kur u krijua nga L’Equipe, Liga e Kampioneve po jeton epokën e saj të artë. Ndryshimi i formatit dhe emrit në 1992 kur nga Kupa e Kampioneve u quajt Champions League dhe rritja e numrit të skuadrave pjesëmarrëse, ndeshjeve dhe të ardhurave e kanë kthyer këtë kompeticion, në mënyrë të padiskutueshme në eventin global për klube

As finalja e Super Bowl e as ajo e NBA nuk i afrohen dot Ligës së Kampioneve për audiencë. Globalizimi i ka dhënë një impuls futbollit që është shndërruar në një sport universal dhe që nga viti 2010 ky turne është në krye të renditjes së ngjarjeve sportive më të ndjekura në planet.

Parakalimi u bë pikërisht me sfidën e Madridit mes Bajernit të Mynihut dhe Interit kur 109 milionë persona u mbërthyen përpara ekranit të televizorit duke kaluar për herë të parë Super Boëlin. Që nga ai moment, audienca ka ardhur gjithnjë e më shumë në rritje

Liga e Kampioneve tashmë gjen mbulim të gjerë në Evropë dhe botë nëpërmjet operatorëve televizivë duke shkuar edhe në territore afrikane, aziatike, amerikanolatine, amerikanoveriore, të Lindjes së Mesme të Oqeanisë e më gjerë.
shifrat nuk gënjejnë dhe finalja e vitit 2018 mes Realit të Madridit dhe Liverpulit regjistroi një audiencë prej 350 milionë teleshikuesish. Sfida u transmetua në 226 vende të botës. Përsa i përket Super Bowlit, në 2017 u ndoq nga 172 milionë shikuesish shifër, të cilën nuk arriti dot ta përsërisë në 2 edicionet e fundit

sfidanti.al