Eden Hazarit i doli para një femër-pengesë që quhet… Marina!

Eden Hazar mbas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në Baku tha se aventura e tij te Çelsi mbaroi dhe tani të gjithë presin që ai të transferohet te Reali i Madridit, por, tani për tani, ka një vështirësi dhe ajo quhet Marina Granovskaja, “dora e djathtë” e pronarit të Çelsit, Roman Abramoviç.

Gazeta spanjolle “AS” shkruan se dështoi përpjekja e fundit e Realit për ta mbyllur çështjen e transferimit të HAzarit në “Santiago Bernabe”, megjithëse dukej se gjithçka ishte në rregull, Por, planet, siç duket, kanë ndryshuar dhe futbollisti belg nuk do të vijë të hënën në Madrid, pra nuk do të bëhet as prezantimi i tij. Duket se do të duhen edhe disa javë që njerëzit kryesorë të Çelsit dhe Realit t’i japin dorën njeri-tjetrit. Kjo gazetë shkruan se me Marinën është e vështirë të bisedohet dhe se ata që përfaqësojnë Hazarin, ishin të ndërgjegjshëm se do hasnin në rezistencë nga drejtorja e madhe e Çelsit që synon të arrijë një marrëveshje sa më të mirë për klubin londinez dhe t’i marrë sa më shumë para presidentit të Realit, Florentino Perez.

Gazeta “Telegraf” shkruan se Reali është gati të ofrojë 106 milionë sterlina (rreth 120 milionë euro) për Hazarin.

Sfidanti.al