Mbas Vialit dhe Di Mateos, edhe një italian tjetër i solli trofe Çelsit që mundi 4-1 Arsenalin në finalen e Ligës së Evropës (LE), ndërkohë që shumëkush konsideron se meritën kryesore për këtë sukses e ka trajneri Mauricio Sari që, në fakt, aplikoi një taktikë fantastike në Baku, duke ua hapur rrugën futbollistëve të tij drejt trofeut. Mbas triumfit të “bluve” të Londrës, Sari tha se ai ka dëshirë që të qëndrojë te Çelsi, por se kjo gjë nuk varet vetëm nga ai.
“Mua më duhet që të ulem me njerëzit kryesorë të klubit dhe të bisedojë me ata se çfarë mund të kontribuoj unë për Çlelsin dhe se çfarë mund të kontribuojë ky klub për mua. Unë e dua Premier Ligën dhe jam i kënaqur këtu. Unë, vetë, mendoj se e meritoj të qëndroj te Çelsi, por kjo gjë nuk varet nga unë”, deklaroi Sari, për të cilin para finales së LE-së thuhet se ndodhej te dera e daljes së klubit londinez dhe se karrierën e tij ai do ta vazhdonte në atdheun e vet, Itali, ndoshta edhe te Juventusi.
Sfidanti.al