Ronaldo “fenomeni” zbulon se cilin futbollist pëlqen me shumë

Legjenda e futbollit brazilian që ndryshe quhet “Fenomeni”, Ronaldo, ishte një futbollist që kishin qejf ta shihnin në lojë të gjithë, sepse ky sulmues i papërsëritshëm i linte në hije të gjithë të tjerët në fushë me repertuarin e tij të pasur të driblimeve dhe lëvizjeve fantastike para portës kundërshtare. Ai do të mbahet mend si sulmuesi më i talentuar që është shfaqur ndonjëherë në fushat e futbollit dhe madhështia e tij akoma lëshon hije në botën futbollistike, prandaj ka edhe rëndësinë e vet të madhe ajo që thotë ai për futbollin dhe ata që e luajnë këtë sport.

Ronaldo, aktualisht, është president i Valadolidit dhe kështu ai i ndjek çdo javë direkt nga tribuna ndeshjet e La Ligës spanjolle. Në një intevistë të fundit që ai i dha gazetës “AS”, ai bëri një deklaratë interesante, përmes së cilës ai bëri ditur se cilin futbollist ai preferon midis të tjerëve:

“Cilin futbollist dua unë që të shoh nga llozha VIP ose në televizor? Ai është Mesi, pa asnjë dyshim. Ai është nr.1, ai është një talent që nuk do të shfaqet edhe të paktën 20 ose 30 vite. Unë nuk besoj se ne do të shohim një të ngjajshëm me të. Veç tij, gjatë këtyre kohëve të fundit mua më pëlqejnë edhe Salah, Hazar, Nejmar dhe sigurisht Mbape”, deklaroi “Il Fenomeno”, pra Ronaldo.

Sfidanti.al