Fabio Capello, ish trajneri i Real Madridit, mendon se Cristinao Ronaldo do ta fitoj Topin e Artë këtë sezon.
Ish trajneri i Juventusit dhe Romës mendon se portugezi e meriton këtë trofe pas shkëlqimit me Real Madridin dhe Portugalinë në vitit 2016.
“Po, sigurisht që Ronaldo është favorite për këtë vit që ta fitoj Topin e Artë”, ka deklaruar Capello për As.
“Ai ishte i rëndësishëm në triumfin e Portugalisë në Euro 2016 dhe Madridit në Ligën e Kampionëve”, ka theksuar ai.
Por, strategu italian mendon se ka dallim mes Ronaldos dhe Messit.
“Është e thjeshtë, Cristiano Ronaldo është një golashënues i madh, por ai nuk ka madhështinë e Lionel Messi”, thotë italiani.
“Messi në moshën 17 ose 18 vjeç ishte gjeni, Cristiano ishte një lojtar i mirë që përmirësohej me punë. Ai ka bërë një përparim të shkëlqyer”, ka përfunduar Capello