Barcelona synon edhe një “fëmijë” të tretë ..nga  Ajaksi

Barcelona ka angazhuar tanimë mesfushorin Frenki de Jong (21 vjeç) të Ajaksit, ndërkohë që pranë klubit katalonjas ndodhet edhe qendërmbrojtësi Matijs de Liht (19 vjeç) i klubit amsterdamas që kushton 70 milionë euro.

Media spanjolle shkruan se “sulmi” i Barcelonës në drejtim të Ajaksit nuk ka përfunduar akoma dhe se tani synohet edhe një “fëmijë” i tretë i këtij klubi holandez, mesfushori Doni van den Bek (22 vjeç), çmimi i të cilit është 40 milionë euro.

Nëse ajo që shkruan media spanjolle lidhur me sa më sipër, pra, nëse të gjithë transferimet e mësipërm do të realizohen, atëherë Barcelona “do të investojë” tek Ajaksi 200 milionë euro.

Sfidanti.al