Ka shumë mundësi që legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, të kthehet tek ish-klubi i tij Juventus, kësaj here, si trajner i ekipit të të rinjve të tij që, në fakt, konkurron në serinë C, bën të ditur media italiane.
Ekipi rezervë i lartpërmendur i Juventusit, në fakt, e mbylli kampionatin e sivjetëm në vendin e 12-të, duke i zhgënjyer shumë klubin dhe tifozët, kështu që pritet largimi i trajnerit të deritanishënm, Mauro Zinoreli.
Nëse ajo që shkruan media italiane, do të jetë e vërtetë, atëherë ky do të jetë angazhimi i parë i pavarur si trajner i Andrea Pirlos që u largua nga Juventusi më 2015, kur ai shkoi që të luajë në SHBA me Nju Jork Sitin, me të cilin luajti dy vite dhe më vonë e mbylli karrierën si futbollist në fushë.
Sfidanti.al