Derbi i ërrësirës nuk soset, Partizanit thërret për 3 pikët, Tirana për..106 stolat

“Derbi i errësirës” , edhe pse ndeshja ka mbaruar, vazhdon me akuza më të rafinuara se skemat që kishin përgatitur Tirana dhe Partizani gjatë ndeshjes me dy seri. Partizani me zërin e presidentit Demi kërkon 3 pikë në tavolinë për një ndeshje ireale, pa drita, kur dihet se në futboll i zoti i shtëpisë përgjigjet për kushtet e garës. Tirana, edhe pse e ka humbur të drejtën morale për t’u përgjigjur, pasi i ka mbetur derri maç në dorë, thërret për stolat e prishur dhe janë , as më pak, e as më shumë, 106 copë. 70 stola të thyera natën dhe 36 stola të thyera ditën, një bilanc që do të kishte qënë më simbolik nëse stadium i tyre do të kishte patur një gjenerator për emergjencë. Pale të kujtosh  rregullin strikt të UEFA-s se një stadium quhet normal kur ka drita, ka një gjenerator të fuiqshëm dhe një tjetër si rezervë për të dytin.

Thirrja e Tiranës për dëmin e stolave duket si një shpresë alibie për atë që i ndodhi klubit bardheblu, pikërisht në shtëpinë e tyre.Dhe me kë? Si për ironi,  kjo ngjarja e turpshme me drita të fikura,  rëndohet kur  kujton ditët  që bardheblutë ia përpalsën derën e stadiumit në fytyrë rivalëve të vjetër të Partizanit, duke u tregua më bujarë me Korabin,dhe  duke i dërguar në Elbasan ‘demat”.  Duket sikur urrejtja zyrtare midis klubeve ka shtuar dozën edhe me bekimin e FSHF-së, që  ka filluar të  kuptojë se futbolli natën zbulon mëkatet e ditës.

Sfidanti.al