Zidane – sot në “Kamp Nou”, para çudisë së radhës

Pa kaluar as edhe një vit të plotë, qëkur është ulur në stolin e “nxehtë” të Realit të Madridit, Zinedin Zidane, sidoqoftë, ka bërë disa çudi. Këtë të shtunë, ai ka mundësi që të bëjë edhe një tjetër. Në provimin më të vështirë, që nga fillimi i sezonit, kampionët e Evropës do të shkojnë si vizitorë në “Nou Kamp”, ndërsa ata ndodhen përballë një numri problemësh. Megjithatë, “mbretërorët” kanë shansin që, në rast të një fitoreje eventuale, tanimë, në garën e tretë për titullin e kampionit, të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt titullit, të cilin po e presin prej katër vitesh.

Vetëm një titull kampion i Spanjës, gjatë shtatë viteve të fundit, është shumë pak për një klub të tillë, si Reali i Madridit, dhe, kur kësaj i shtohet edhe dominimi mbi ekipin rivalin e egër, Barcelonën, atëherë, bëhet e qartë se përse shumë tifozë, në një anketë të kryer nga radio Mergenges, thanë se më mirë do të donin që të fitonin titullin e kampionit të Spanjës sesa atë Ligës së Kampioneve. Reali i Zidanes, aktualisht, është në rrugë të mbarë për ta zgjidhur këtë problem. Pas 13 ndeshjesh të zhvilluara, Reali ka gjashtë pikë më shumë se Barcelona. Për këtë arsye, një fitore eventuale në “Nou Kamp”, do ta bënte diferencën nëntë pikë që, më siguri, do të përbënte një moment kyç në garën për titull mes ekipeve nga Madridi dhe Barcelona.