Këtë të premte në median sportive i është bërë jehonë një lajmi që do të jetë një skandal nëse konfirmohet; Celsi dhe Arsenal skuadrat finaliste të Europa League do të kenë në dispozicon vetëm 6000 bileta secili për t;ua shpërndarë tifozëve të tyrë për ndeshjen që do të luhet në Baku.
Ajo të bën përshtypje ëshyë se stadiumi ku do të luhet finalja e Europa League ka një kapacitet prej 64 mijë vendesh dhe kështu që lind pyetja; ku shkojnë pjesa tjetër e biletave? Përgjigjja është e tillë; 37500 bileta janë të destinuara për familjen e futbollit, dmth UEFA dhe 14500 janë për sponsorët.
Kjo do të thotë se tifozët edhe këtë radhë lihen mënjanë pasi i jepet më shumë rëndësi biznesit se atyre që e ndjekin këtë sport me pasion dhe pa ndonjë përfitim
sfidanti.al