E thotë ‘Le Parisien’: Grizman, gati të pranojë uljen e pagës për Barcelonën

Pas tërmetit të pësuar në Liverpul, Barcelona ka vendosur të reagojë sa më shpejt që të meritojë faljen e tifozëve të saj. Tashmë dihen emrat e lojtarëve që do të tentohen në merkaton e kësaj vere, Matejs De Ligt dhe Antuan Grizman. Në rastin e sulmuesit të Atletiko Madrid, e përditshmja franceze, Le Parisien, futbollisti ka shfaqur gatishmërinë të pranojë reduktimin e pagës së tij për të kaluar te Barcelonë.

Kjo e përditshme flet gjithashtu edhe për arritjen e një marrëveshjeje mes klubit katalanas dhe Grizman për nënshkrimin e një kontrate 4 ose 5 vjecare nga e cila do të përfitojë më pak se 23 milionë Euro në sezon që është paga e tij aktuale

Në këtë mënyrë, Barcelona do të paguante klauzolën e kontratës së Grizman prej 120 milionë Euro për të gëzuar sërish tifozët. Por te këta të fundit ka një llojë përcarje pasi shumë prej tyre nuk ia falën sulmuesit francez vendimin që ai dha në dokumentarin ‘La Decision’ për qëndrimin te Atletiko, kur në Barcelonë të gjithë ishin përgatitur për ardhjen e tij.

sfidanti.al