Në mbrëmjen magjike të Liverpulit teksa bëri mrekullinë në Anfild të gjitha faqet e para të mediave ishin për Klop, Origin dhe Vajnaldum, por është një lojtar tjetër icili duke nisur që nga 7 maji merr titullin Mr.Përmbysja dhe bëhet zyrtarisht makthi i klubit katalanas.
Bëhet fjalë për Alison Beker i cili ishte në fushë kundër Barcelonës edhe vitin e kaluar me fanelën e Romës kur kjo e fundit bëri mrekullinë teksa eliminoi katalanasit pasi i mundi 3-0 në Olimpiko. Ndërsa këtë të martë, braziliani me fanelën e Liverpulit, bëri disa ndërhyrje vendimtare duke mbajtur Liverpulin në lojë përpara se The Reds të realizonin ‘remuntadan’ e famshme.
Ishte pikërisht forma e treguar në këtë sfidë që justifikoi plotësisht shifrën prej mbi 72 milionë Eurosh që Liverpuli investoi verën e kaluar për ta sjellë atë në Anfield. Në sfidën e mbrëmjes së martës, Alisson bëri 5 pritje vendimtare; ndaj Messit pas 14 min, ndaj Kutinjos në të 16,ndaj Xhordi Albës në fundin e pjesës së parë, ndaj Luis Suarez dhe kur eliminatorja ishte në ekuilibër të plotë bëri një pritje tjetër ndaj Messit, e lehtë, por shumë e rëndësishme.
sfidanti.al