Nuk e dinte sesi mund të ndodhte, por e ndjente se diçka e jashtëzakonshme ishte në ajër. Kualifikohej ose jo Liverpuli, Ilkai Gyndogan ishte i bindur se me një trajner si Jurgen Klopi gjithçka ishte e pritshme. Këto fjalë ai i tha përpara duelit të “Anfildit” ndaj Barcelonës, ndërsa besimi i tij vinte sidomos ngaqë e njihte Klopit. Trajneri gjerman e drejtoi për 5 vjet tek Dortmundi, nga 2011 në 2016, duke fituar edhe dy tituj kampion, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë e duke arritur finalen e Championsit.
“Kemi diskutuar me shokët dhe në një farë mënyre unë ndjej që kualifikimi nuk është vendosur, – tha Gyndogani duke folur për DAZN-in para ndeshjes, – Madje, mund ta imagjinoj Liverpulin duke fituar 4-0. Nuk di sesi mund t’ia dalin, por me një stadium si “Anfildi”, me një “makinë motivuese” si Klopi, dhe me atë grup lojtarësh tepër të fortë që ka Liverpuli, edhe një skuadër si Barça mund të mposhtet, kur vjen puna për një ndeshje të vetme”.
Gjithçka doli e vërtetë, ndërsa Gyndogani me siguri e falenderon ish-trajnerin e tij për mbështetjen që i dha atij dhe Mesut Ozilin, pas sulmeve që iu bënë dy futbollistëve për fotot me presidentin e Turqisë, Erdogan.
Sfidanti.al