Humor anglez nga një legjendë angleze, dhe një legjendë gjermane pas fitores së Liverpulit me Barcelonën. Kevin Kigan, ish-idhulli i tifozëve të tribunës “Kop”, shkoi t’i jepte dorën Jurgen Klopit, dhe i tha këto fjalë: “Ju lumtë, fitore e madhe, por kjo nuk është përmbysja më e madhe në histori”.
Klopi, me modesti, u përgjigj duke thënë se “po, asgjë nuk mund ta arrijë Stambollin”, duke e pasur fjalën për finalen e paharruar ndaj Milanit. Gjithsesi, humori i Kiganit fillonte pikërisht këtu. “Unë e pata fjalën për djemtë e mi të Mançester Sitit që fituan 4-3 ndaj Totenhemit në ndeshjen e dytë të Kupës së Anglisë”, – tha ish-lojtari i Liverpulit dhe Hamburgut. “Kurrë nuk kam dëgjuar për këtë”, – ishte përgjigja e shpejtë dhe e habitur e trajnerit gjerman.
Kigani e postoi bisedën në Tuiter, dhe e mbylli me shprehjen: Çfarë shuplake në fytyrë për Xhon Makenin! Pikërisht Xhon Maken ishte autori i golit të fitores 4-3 të Sitit të Kiganit në fushën e Totenhemit, pas kohës shtesë. Ishte një ndeshje e çmendur ku Spërsat kryesuan 3-0 në pjesën e parë, dhe ku Siti humbi Nikolas Anelkanë të dëmtuar si dhe mbeti me 10 lojtarë sepse Barton doli me të kuqe. Gjithsesi, arriti përmbysjen. Ndoshta, Kigani ka të drejtë.
Sfidanti.al