Cmenduria e Realit për Mbape; gati të ofrojë 280 milionë Euro

Reali i Madridit ka disa opsione për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe një prej tyre është edhe Kilian Mbape. Sipas revistës prestigjioze ‘France Football’, drejtuesit e klubit merenges mendojnë se do të jenë në gjendje për të bindur ata të Paris Sën Zhermenit për të lejuar transferimin e sulmuesit francez në kryeqytetin spanjoll.

Gjithnjë sipas ‘France Football’, Reali i Madridit është gati të ofrojë 280 milionë Euro për Mbapenë që do të bëhej në këtë mënyrë futbollisti më i shtrenjtë në botë duke kaluar Nejmar për të cilin Paris Sën Zhermeni i pagoi Barcelonës 222 milionë Euro në verën e vitit 2017.

Por duket se te kampionët e Francës nuk janë të një mendjeje me ata të Realit. Në fakt paratë duket se nuk përbëjnë problem për drejtuesit e Paris Sën Zhermenit të cilët e kanë përkufizuar Mbapenë si të pashitshëm dhe nuk kanë ndërmend ta nxjerrin në merkato sado e madhe të jetë oferta për sulmuesin 20 vjecar.

sfidanti.al