FIFA i refuzon apelin; Celsit i bllokohet merkatoja e transferimeve

Celsi merr një lajm shumë të keq, pikërisht në momentin kur po e merrte veten. Federata Ndërkombëtare e Futbollit refuzoi apelin e bërë nga klubi londinez për bllokimin e merkatos në dy sesionet e ardhshme për [arregullsi në transferimin e futbollistëve nën moshën 18 vjec. Kjo do të thotë se Celsi nuk do të mund të bëjë asnjë lëvizje gjkatë kësaj vere por edhe në muajin janar ndërkohë që do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 600 mijë frangash zvicerane.

Celsi, që tashmë ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, në këtë moment do të duhet të federojë vetëm futbollistë të U16

Ky vendim i FIFA përbën një problem të madh, pasi Celsi do të jetë i detyruar të mbajë të njëjtët futbollistë edhe në sezonin e ardhshëm duke qenë se nuk do të mund të zëvendësojë lojtarët që pritet të largohen. Në këtë pikë, një cështje më vete është ajo e Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas është marrë me huazim nga Juventusi, por klubi londinez mund të blejë përfundimisht kartonin e tij ose të zgjasë kontratën e huazimit brenda 30 qershorit sic parashikohet edhe në akordin me bardhezinjtë, pasi vendimi i FIFA hyn në fuqi në 1 korrik

sfidanti.al