Futbollisti legjendar anglez, ish-mbrojtësi i djathtë i Mançester Junajitidit Geri Nevil, e përshkroi me ngjyra të shumë të errta dhe të dëshpëruara paraqitjen e “djajve të kuq” në ndeshjen e fundit (1-1) me Hadersfildin e vendit të fundit në Premier Ligë.
Nevil nuk i kurseu kritikat në adresë të futbollistëve të Ole Solskjerit që mbas barazimit të mësipërm e siguruan se nuk do të marrin pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.
“Ky ekip nuk ka asgjë që të më pëlqej mua. Ju shikoni në të vetëm tmerr dhe dëshpërim. Ata duken sikur dikush iu ka bërë magji, iu ka lidhur këmbët. A e patë ekipin e Hadersfildit, futbollistët e tij nuk kanë asnjë kualitet, por mua më shumë më pëlqyen ata sesa lojtarët tanë! Përse buzëqesh Ole, me tmerrin që sheh në fushë? Tifozët gjatë gjithë kohës e mbështestnin Junajtidit, por më kot. A e patët golin që pësoi Junajtidi? Për turp të Zotit. Shihni De Hean që ka pritur mëse 100 topa me këmbë, kurse golin e pësoi mes këmbëve të veta”, vuri në dukje shumë i nxehur Geri Nevil.
Sfidanti.al